Sipërmarrësi Gjergj Luca rikthehet në skenën e komunikimit publik me një ndërhyrje që tejkalon reagimin e zakonshëm, duke marrë formën e një akti të mirëfilltë retorik, ku ironia përdoret si instrument denoncimi dhe demaskimi.
“Kjo video përshëndetëse i dedikohet doktorit, kavalierit të palodhur të politikës shqiptare, që me një bujari demokratike, i dha miliona dollarë LaCivitas. Ndërkohë, këta të “narkoshtetit” u treguan më modestë: u mjaftuan me një pasaportë shqiptare për të impresionuar ish kryetarin e Bashkisë së New York-ut.
Secili me mënyrën e vet për të lënë gjurmë në histori…” shkruan Luca.



