Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA ka nisur “operacione të mëdha luftarake në Iran” pak kohë më parë.
Në një deklaratë me video të publikuar në llogarinë e tij në platformën Truth Social, Trump tha se objektivi i këtyre veprimeve është mbrojtja e popullit amerikan.
“Qëllimi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i rrezikshëm dhe shumë i ashpër,” u shpreh ai.
Në deklaratën e tij, presidenti amerikan nuk specifikoi nëse sulmet po kryhen në koordinim me Izraelin, megjithëse më herët janë raportuar operacione të përbashkëta në rajon.



