Opozita do të protestojë sërish këtë të shtunë në orën 18:00, me në qendër skandalet e qeverisë dhe hetimet e SPAK ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën është kërkuar arrestimi.
Gjatë së premtes, demokratët zhvilluan mbledhjet organizative për format e protestës. Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka paralajmëruar diversifikim të aksioneve dhe pjesëmarrje masive, duke theksuar se do të eksplorohen forma të reja reagimi.
Tubimi vjen tre ditë pas ndryshimeve në qeveri nga kryeministri Edi Rama.
Kjo është protesta e katërt e opozitës këtë vit, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.



