Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga SHBA për akuza që lidhen me korrupsion madhor, vazhdon të sulmojë këdo që nuk i nënshtrohet narrativës së tij, këtë herë edhe biznesmenin Gjergj Luca.
Në rrjetet sociale prej vitesh qarkullojnë akuza ndaj Berishës për afera korruptive, përfshirë çështje si Gërdeci dhe 21 Janari, si dhe hetime të hapura nga SPAK për çështje pronash, akuza që ai vetë i mohon.
Megjithatë, ndërsa mban mbi supe këto hije të rënda, ai zgjedh të hedhë baltë mbi të tjerët me sulme politike e personale. Reagimi i Lucës në Facebook vjen si kundërpërgjigje ndaj këtyre akuzave që ai i cilëson të padrejta, duke theksuar se aktiviteti i tij është i ligjshëm dhe kontribuon me taksa për shtetin, ndërsa, sipas tij, shpifja është bërë mjet politik për ata që kanë mbetur pa përgjigje për akuzat që i ndjekin.
Si mund të jetë kaq i flliqur një njeri që, sipas shumë kritikëve, nuk ka lënë gjë pa i bërë këtij vendi dhe sërish gjen guximin të akuzojë ata që kontribuojnë realisht për Shqipërinë?
Klikoni videon që ka publikuar Gjergj Luca në facebook:
https://www.facebook.com/reel/795379516912226



