Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat në një panel me kryeministrin e Malit të Zi, duke theksuar se “nëse BE do të dështojë, Brukseli i ri do të jetë Podgorica”.
“Në rast se larg qoftë BE do të dështojë, Brukseli i ri do të jetë Podgorica. Prandaj jemi kaq të ngushtë, për 500 mln njerëz Podgorica do të jetë kryeqyteti me Malin e Zi në qendër”, tha kryeministri Rama në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që u zhvillua në Abu Dhabi.



