Në episodin e radhës të N’xhiro me Syçin, i ftuar është gazetari dhe analisti Ylli Pata, i cili flet pa doreza për përmbytjet e fundit në Shqipëri. Nga Durrës te Shkodër, Pata ngre pyetje të forta mbi miliarda dollarë investime, dështime 35-vjeçare dhe përgjegjësi politike që, sipas tij, nuk i shpëton asnjë pale. Një analizë e drejtpërdrejtë që kthen përmbytjet nga “fatkeqësi natyrore” në pasqyrë të keqqeverisjes.



