Partia Demokratike ka depozituar sot pranë Gjykatës Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e zgjedhjes së Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.
Në kërkesën e saj, PD kërkon gjithashtu pezullimin e Shabanit nga detyra deri në vendimin përfundimtar të Kushtetueses.
Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit më 11 dhjetor 2025, një seancë plenare e cila u shoqërua nga debate të forta dhe tensione, pasi PD pretendonte se kishte tërhequr firmat e mbështetjes së kandidaturës së tij.
Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë brenda ditëve në vijim kërkesën e Partisë Demokratike dhe të vendosë për të ardhmen e emërimit.



