Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka përcjellë një mesazh të fortë reflektues mbi identitetin dhe rrugën historike të Shqipërisë, përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale.
“Ne kemi qenë pjesë e këtij qytetërimi europian. Për 600 vjet kemi humbur busullën. Të luftojmë të gjithë bashkë për t’u rikthyer në vendin që ne meritojmë!”, shkruan Luca, duke e shoqëruar mesazhin me simbolet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Mesazhi i tij vjen si një thirrje për unitet dhe orientim të qartë perëndimor, në një kohë kur debati mbi integrimin europian, vlerat demokratike dhe rolin e Shqipërisë në botën euroatlantike mbetet aktual dhe i ndjeshëm.



