
Biznesmeni i njohur Gjergj Luca i është drejtuar me një mesazh emocionues qytetarëve të Kosovës në prag të zgjedhjeve të nesërme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje që vota e tyre të jetë një akt mirënjohjeje për historinë dhe aleatët.
Luca ka theksuar se liria e Kosovës është e lidhur pazgjidhshmërisht me sakrificën e heronjve dhe mbështetjen e SHBA-së. Ai u ka kërkuar votuesve që nesër, përmes votës, të nderojnë figurat kyçe të shtetndërtimit: Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.




