
Profesor Përparim Kabo
Ishte 27 dhjetori i vitit 1991. Ai e lëshoi frymën e fundit dhe duart e lodhura mbeten të ngrira mbi tastjerën e makinës së shkrimit, ndërsa bishti i cigares së fundit ndër buzët e tharra. Iku kësaj jete Petro Marko, ai që në mënyrën më epike shkruajti: “Kur erdha në jetë botën e gjeta në stuhi, edhe tani që do të iki po e lë në stuhi.” U mbushën 34 vite dhe përgjatë kësaj kohe ka pasur për Petro Markon, kujtesë dhe harresë, heshtje dhe fjalë. Sistemet shtetërore kanë vijuar me lavdërimin e atyre që edhe para vitit 1990 emërtoheshin si majat e letrave shqipe, për Petro Markon nuk u gjet as kohë e as motive, thjeshtë sepse: Arti i romanit te Petro Marko ka vërtetësi për sistemet, perjudhat, kthesat historike dhe tronditjet shoqërore. Njeriu në romanet e tij është jetësor, i pa ngjyrosur me bojërat e propagandës. Drama njerëzore ravijëzohet në raport me dinjitetin. Ndokush mund të mos e preferojë estetikën e Markos , stilin apo rrëfenjën e tij. Por gjithkush hapur apo në heshtje, pranon se arti i Petro Markos na edukoi për të mos jetuar me heronj të remë.
Nga letërësia duhet të hidhemi në jetën e gjallë, ku gënjeshtra dhe shumëfytyrësia nuk janë larguar, thjeshtë janë veshur me kostume moderniteti nga garderoba e banalitetit. Petro ka kohë që bisedon me nënë Millen, atje te retë. Flasin për gurët, pjesë e të cilit dekor jemi ne frymorët e realitetit pa frymë!
27 dhjetor, 2025



