Në podkastin “N’xhiro me Syçin”, debati mes publicistit Ergys Mërtiri dhe gazetarit Ilir Demalia u tensionua teksa u trajtua çështja e arrestimeve dhe standardeve të drejtësisë në Shqipëri.
Demalia akuzoi organet e drejtësisë për shkelje flagrante dhe “double standard” në rastet që lidhen me politikanët e lartë. Debati eskaloi kur palët nisën të akuzonin njëri-tjetrin për anshmëri dhe konflikte interesi në qëndrimet e tyre. Mërtiri u shpreh se administrata është “paralizuar nga frika”, ndërsa Demalia ktheu replikën se “janë të gjithë hajdutë”.
Në fund, tensioni arriti kulmin kur Mërtiri deklaroi se mediat janë pjesë e problemit: “Media është një skemë piramidale. Media është më e korruptuar se politika.”



