Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë një tjetër gafë teksa po komentonte atentatin në Rinas dhe po denonconte sipas tij lidhjet e Gilmando Danit me qeverinë Rama. Berisha u ngatërrua duke ia ‘faturuar’ këtë lidhje ish-deputetit të tij demokrat Ervin Salianji.
Berisha tha se Dani ka qenë krahu i djathtë i Ervin Salianjit.
“Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit, ka qenë në fushatë si bodygard dhe financues për ministrin Gonxhe. Cuni i xhajës së këtij që u plagos është Ergest Sheqir, drejtoi i IMT, ky që prish lokalet.
Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Eervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes”, tha Berisha.



