Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në Kryeministri me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit të PS Taulant Balla dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.
Ende nuk dihet arsyet pse kryeministri Rama e ka thirrur këtë mbledhje.
Ky takim vjen pasi buxheti për vitin 2026 ka shkuar në parlament dhe kërkon një qasje politike duke marrë parasysh se do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe më pas në seancë plenare.
Ndërkohë, po ditën e sotme do të mbahet dhe mbledhja e qeverisë.



