Mbrëmë, në O2Arena të Londrës, historia e boksit shqiptar u shkrua me shkronja të arta.
Jurgen Uldedaj u shpall Kampion Botëror IBO Cruiserweight në peshat e rënda, duke u bërë shqiptari i parë në histori që ngjitet në fronin e boksit profesionist.
Edhe babai i tij Tonin Uldedaj u shpreh i lumtur këtë titull botëror. Ai tregon se atmosfera në arenë ishte elektrizuese, e mbushur me mijëra tifozë shqiptarë që valëvitnin flamujt kuqezi dhe e kthyen O2 Arenën në një “shqiponjë gjigante” në zemër të Londrës.
Çdo goditje e Jurgenit u shoqërua me brohoritje, emocione dhe krenari kombëtare. 🇦🇱❤️🖤
Rrugëtimi i kampionit është histori sakrifice, disipline dhe përkushtimi, e ndërtuar hap pas hapi — nga SES Boxing në Gjermani te Queensberry Promotions në Angli, nën drejtimin e trajnerëve Don Charles dhe Sepp Maurer.
Në një mesazh emocionues, Tonin Uldedaj dhe familja Uldedaj falënderuan të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, veçanërisht ata që mbushën Arenën.



