Një moment historik po afrohet për boksin shqiptar. Më 25 tetor 2025, në O2 Arena të Londrës, kampioni shqiptar Jurgen Uldedaj do të ngjitet në ring për të sfiduar Titullin e Madh Botëror IBO, përballë kampionit aktual, Rolly Lambert Fogoum.
Në një intervistë të veçantë me Blendi Fevziun, Uldedaj ka folur për emocionet dhe përgatitjet për ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij. “Ndihem shkëlqyeshëm, jam në formën më të mirë të jetës sime. Ky është momenti që kam pritur prej vitesh dhe besoj se më 25 tetor, Shqipëria do të ketë për herë të parë kampion bote në boks,” – është shprehur boksieri shqiptar.
Përballja Uldedaj–Fogoum pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për dashamirësit e boksit ndërkombëtar.



