Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes në Facebook lajmin për projektin fitues të “Parkut të Besimit”, një vepër arkitekturore nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group).
“Mirëmëngjes dhe me projektin fitues të Parkut të Besimit nga studioja me famë botërore BIG (Bjarke Ingels Group), që i shton vendit tonë një tjetër destinacion unik të arkitekturës ndërkombëtare e jo vetëm, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Parku i Besimit pritet të jetë një simbol i bashkëjetesës fetare dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri, duke u shndërruar gjithashtu në një atraksion të ri kulturor dhe turistik me rëndësi ndërkombëtare.



