Eksperti i shëndetësisë dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ishte i ftuar në podcastin “N’xhiro me Syçin” të Ilir Demalias, ku u përball me pyetjet rreth konsistencës së pozicionimit të tij si “jo-politik” dhe sfidave të PD-së në zgjedhjet lokale. Biseda u fokusua në nevojën për ndryshim në parti dhe optimizmin e domosdoshëm në fushatë. Demalia ngriti dilemën e kandidimit të Alimehmetit, duke vënë theksin te ndryshimi i perceptimit. “Ju kandiduat si jo-politik, dhe tash ju jeni politik,” pyeti Demalia. Në përgjigje, Alimehmeti theksoi rëndësinë e parimeve dhe dinamikën e zhvillimeve: “Nuk bëhet fjala konsistencë kjo parti… nuk bëhet fjala për mua personalisht, duke fol për parime. Kur disa elemente lëvizin… vendimet mund të ndryshojnë, krejtësisht normale. Por në këtë moment këtu u gjykua që mund të maksimalizohet vota në këtë lloj mënyre.” Ai shtoi se PD-ja ka nevojë për “hapje” dhe “oksigjenim”, madje kërkoi riorganizim “në themel” të partisë. Një tjetër pikë kyçe ishte diskutimi mbi rezultatin e zgjedhjeve. Duke mos u ndalur te humbja, Alimehmeti theksoi rregullin e optimizmit: “Nëse nisesh me parimin që rezultatet do t’i kesh të dobëta… nuk ka kurrsesi si të kesh rezultate të mira. Njeriu duhet të bëjë maksimumin e vet për optimizim.”



