Në një segment të podkastit “N’xhiro me Syçin” të Ilir Demalias Ilir Alimehmeti, diskutoi për situatën pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, si dhe vendimi për zgjedhjet e reja. Demalia e nisi debatin duke theksuar krizën e Partisë Demokratike, e cila, sipas tij, “bëri protesta, dogji goma… për të hequr Erjon Veliajn. Erjon Veliaj e mori drejtësia.” Ai e pyeti Alimehmetin sesi PD do të shkojë në zgjedhje, kur e konsideron dekretin e Presidentit si “shkelje kushtetuese,” duke shtuar: “për mua ai president duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shkelje të rëndë kushtetuese.” Demalia shtroi gjithashtu pyetjen nëse zgjedhja e kandidatit të ri tregonte krizë në parti. Alimehmeti u përgjigj duke theksuar pozicionin e tij për shkarkimin e Veliajt, por sqaroi se veprimi duhet të jetë bazuar në ligj dhe Kushtetutë. “Erjon Veliaj duhet të ishte shkarkuar një orë më parë… Unë po jap mendimin tim politik. Juridik le ta japë gjykata,” tha ai. Ai theksoi se arsyeja e vërtetë për largimin e Veliajt ishin çështjet madhore të lidhura me paratë publike dhe inceneratorin, jo klauzolat ligjore që u përdorën. Duke iu kthyer pyetjes për zgjedhjet, Alimehmeti konfirmoi se ato janë antikushtetuese: “Edhe për mua janë antikushtetuese. Do zgjedhjet s’duhet të ishin bërë dhe nuk duhet të bëhen.” Ai theksoi se pavarësisht dëshirës së opozitës për të marrë pushtetin, kjo s’mund të bëhet duke shkelur ligjin themeltar. “Unë edhe pse marr frymë për ta hedhur një orë më parë dhe për ta marrë ne pushtetin, kurrsesi s’mund ta bëj dot duke shkelur Kushtetutën.”



