Analisti Ilir Demalia ishte i ftuar në “Studio Live” me Ermal Qorin në Report Tv, Demalia mes të tjerash tha se vrasja e gjyqtarit Kalaja është e paamnistueshme, por theksoi se shumë shqiptarë si autori i ngjarjes, Elvis Shkëmbi, janë të lodhur dhe frustruar pasi nuk arrijnë të marrin pronat që u përkasin.
Për Demalinë, kryedemokrati Sali Berisha është “nxitësi” i vrasjes së gjyqtarit Kalaja.
“PD-ja sot nuk duhet të hapë gojën, Sali berisha nuk duhet të hapë gojën. Ai është shkaktari kryesor i shkatërrimit të pronës, ai është shkaktari kryesor dhe e ka bërë me qëllim. Pronat u shkatërruan në vitet ’92 – ’97 kur ishte Sali Berisha, që erdhën nga të gjitha anët dhe sulmuan me bregdet dhe sot hajde t’i shohim kush janë pronarët, ça të drejte kanë, hynë, zpatuan, i legalizoi me Shaban Meminë dhe tani ja ku jemi, dhe tani nuk i jeo zgjidhje më kësaj punë, s’ka Zot që e zgjidh”,- tha Demalia.



