Sonte, më 11 tetor 2025, Kombëtarja e Shqipërisë zbret në fushë kundër Serbisë në një nga ndeshjet më të ndezura të kualifikueseve për Botërorin 2026. Dueli zhvillohet në stadiumin “Dubocica” në Leskovac, me rreth 6,500 tifozë vendas dhe masa të rrepta sigurie. Për të shmangur provokimet, tifozët shqiptarë nuk janë lejuar të udhëtojnë, ndërsa mbi 2,500 forca policore janë angazhuar për ruajtjen e rendit.
Gazetari dhe analisti Ilir Demalia ndodhet në Serbi, duke raportuar nga afër atmosferën para ndeshjes, hyrjet në stadium, reagimet e tifozëve vendas dhe çdo detaj të klimës që po paraprin sfidën e mbrëmjes. Ai ka premtuar të sjellë pamje ekskluzive për ndjekësit, nga rrugët e Leskovacit deri te momenti i daljes së lojtarëve në fushë.
Nga ana tjetër, ish-futbollisti dhe analisti Redi Jupi tregon se çfarë do të ndodhë në këtë ndeshje elektrizuese.



