Analisti Arion Sulo diskutoi gjerësisht për gjendjen ekonomike dhe politike në Shqipëri, duke reflektuar mbi ndikimin e oligarkëve dhe parasë së emigracionit në ekonominë vendase. Nga ana e tij, Ilir Demalia argumentoi se pavarësisht mungesës së një krize të rëndë ekonomike, vendi po përballet me pasiguri sociale: “Kriza nuk është vetëm financiare, por edhe shoqërore. Një pjesë e popullsisë jeton në kufijtë e varfërisë, ndërsa zyrtarët dhe oligarkët përfitojnë pa kontroll,” shtoi ai. Diskutimi u përqendrua edhe tek pasojat e parasë së emigracionit dhe ndikimi i oligarkëve në politikë: “Trafiku i influencave politike nuk prodhohet rastësisht, këto lidhen me legët dhe interesat personale,” vijoi Sulo, duke theksuar se struktura e pushtetit shpesh mbron vetëm interesat e pakicës.



