Analisti Ilir Demalia, i ftuar në emisionin Breaking me Fiori Dardha, komentoi me tone të forta ngjarjen ku një gjyqtar u vra në mes të seancës. Demalia vuri theksin te problemi i dhimbshëm social dhe dobësitë e sistemit të drejtësisë që sipas tij kanë nxitur një klimë të dhunës dhe pandëshkueshmërisë.
“KËRCET PUSHKA për një GARDH,” tha Demalia, duke përdorur metaforën për të shpjeguar se frika dhe dhuna po shndërrohen në përgjigje të problemeve të pazgjidhura. Ai kritkoi mënyrën si media dhe institucione shpesh “mbulojnë të keqen me tituj dhe grada”, dhe kërkoi që fillimisht “të vëmë gishtin në plagë”.
Demalia u shpreh se problemet shkojnë përtej incidentit të fundit: “Nuk dua të paragjykoj, por jo vetëm për pronën, në gjithçka kemi një drejtësi të korruptuar.” Ai hodhi akuza ndaj legjislacionit, duke konsideruar se ligji 75/01 është një ligj kriminal dhe se ai u propozua në 1992 nga Sali Berisha.
Analisti tha se shoqëria “ndjehet e dhunuar” dhe nuk ka marrë drejtësinë që meriton, por shtoi: “Unë jam kundër vrasjes, por duhet të kuptojmë se pse reagon kështu një njeri që e kanë dhunuar për vite.”



