Në podkastin e radhës N’xhiro me Syçin, aktori i njohur Xhevahir Zeneli rrëfeu për eksperiencat e tij në estradën e viteve ’88-’92 dhe për përplasjet e hershme me ndryshimet politike. Ai kujtoi ditët kur punonte në Kukës me Vasën: “Rrija gjithë ditën me Vasën. Jo vetëm gjeografikisht po edhe veset e mira të njëri-tjetrit. Kishim ritualin tonë: një gotë së bashku, merrnim borxh një gotë votkë dhe e ndanim, një teori që thoshte ‘alkooli pik pik’,” tregoi Zeneli me humor. Ai kujtoi edhe një periudhë të tensionuar, kur shkrimtari Koço Devolja iu bashkua trupës: “Koço nuk thoshte tek drejtorët, por ndahej rolet mes nesh, dhe luajtëm shumë komedi të bukura.” Ndërkohë, situata politike ishte e vështirë.
Zeneli përmendi kërcënimet nga një grup i quajtur “Mermanga e Zezë”: “Na dërgonin letra ‘jeni të dënuar me vdekje’, por ne vazhduam punën. Drejtori i policisë na thirri, por thoshte: mos u shqetësoni, ju nuk keni nevojë për mbrojtje.”
Përvoja e tyre përfshinte edhe situata komike: “Kemi lidhur dy biçikleta me çelës, njëra prej tyre u gërvisht, por nuk e ndjenim sepse situata ishte e nxehtë. Rrahjet dhe shakatë ishin pjesë e rutinës.”



