Në episodin e fundit të podkastit N’xhiro me Syçin, aktori Xhevahir Zeneli ka ndarë përvojat e tij nga koha në Institutin e Lartë të Arteve dhe rrugëtimin drejt karrierës. Ai tregoi se konkurrimi për pranimin në institut ishte jashtëzakonisht i fortë: “Në atë vit konkurruan rreth 470 veta dhe fituan vetëm 27. Kursi ynë del shumë rrallë që ka nxjerrë kaq talente,” tha Zeneli.
Ai kujtoi me nostalgji shokët dhe shoqet e kursit: “Rajmonda Bulku kishte bërë gjysmat e filmave pa filluar shkollën. Elvira Diamanti, Tatjana Leska, Artan Imami, Gëzim Rudi, të gjithë kanë bërë emër në skenën shqiptare. Rita Gjeka ishte një nga vajzat tip të kursit tonë,” shtoi ai.
Pyetur nga Demalia për karakterin e tij, Zeneli qeshi: “Jam i mirë për të tjerët, por duhet të rregullohesh njëherë vetë,” duke reflektuar një ekuilibër mes vetëdijes dhe modestisë.



