Mario Mitaj u la jashtë listës dje nga Lorent Blank, ndërsa Al Itihad priti Al Nasr në kampionat. Diçka e tillë ishte paralajmëruar më parë, për shkak të limitit të lojtarëve të huaj që lejohen në skuadër. Dhe Mitaj ishte një ndër të përzgjedhurit e trajnerit francez.
Zgjedhjet e Lorent Blank dje nuk kanë rezultuar të duhurat. Kampionët e Arabisë u mposhtën në shtëpi nga pretendentët e Al Nasr(0-2).
Golat e Ronaldos dhe Manes vendosën fatin e takimit që në pjesën e parë. Pas katër javësh të luajtura Al Nasr merr kreun i vetëm me 3 pikë më tepër se Al Itihad.
Kjo nuk është hera e parë, që Mitaj mbetet jashtë listës për këtë shkak. 22-vjeçari ndërkohë mbetet mjaft i vlerësuar për krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa numëron 26 paraqitje me klubin arab.



