Ka përfunduar mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Socialiste më këshilltarët bashkiakë të PS në Bashkinë e Tiranës.
Sikurse u njoftua edhe më herët, gjat mbledhjes u vendos që Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë të mblidhet të martën e ardhshme, 23 shtator, për të shkarkuar kryebashkiakun Erion Veliaj.
Në mbledhjen e sotme të këshilltarëve socialistë të bashkisë u kërkua që të dorëzojnë një kërkesë për shkarkimin e Veliajt.
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Burgun e Durrësit që prej muajit shkurt.
SPAK ka mbyllur zyrtarisht hetimet për Veliajn dhe ka dërguar dosjen e tij për gjykim.
Erion Veliaj përballet me 13 akuza, për 4 vepra të rënda penale./



