Presidenti i Republikës, Bajram
Begaj, përshëndeti hapjen e grupkapitullit të katërt në Konferencën
Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbajtur në Bruksel.
Grupkapitulli 4 përfshin
sektorë thelbësorë të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.
Presidenti Begaj vlerësoi
rëndësinë e këtij akti, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në rrugën e
anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kreu i Shtetit shprehu besimin
se me këtë ritëm progresi brenda vitit do të finalizohet hapja e të gjithë
kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Një tjetër hap shumë i
rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të plotë evropian.
Sot Shqipëria hapi negociatat
për grupkapitullin 4: Agjenda e Gjelbër & Lidhshmëria e Qëndrueshme.
Me këtë ritëm, Shqipëria drejt
realizimit të objektivit të saj për të hapur gjithë grupkapitujt e negociatave
brenda vitit”, shprehet Presidenti.




