Mbrojtja në gjykimin e katër
ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,
Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nisi sot me dëshminë para Dhomave të
Specializuara në Hagë. Dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e Thaçit është
ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.
Ambasadori i Shqipërisë në
Hagë, Artur Kuko ka dhënë një prononcim. “Dje foli populli”, u shpreh Kuko,
ndërsa shtoi se shpreson për drejtësi në këtë proces gjyqësor.
“Unë kisha vetëm një koment të shkurtër: dje
foli populli. Dhe ne kuptuan që liria ka jo vetëm emër por edhe zë të lartë, të
fortë. Shpresojmë shumë për drejtësi në këtë proces”, u shpreh ai për TCH.




