
Nga Gjergj Luca
Sot, ish-Presidenti, ish-kryeministri, lideri i opozitës Sali Berisha ka folur në parlament duke hedhur akuza mbi biznesmenin Gjergj Luca në lidhje me faktin se ai kish marrë me koncesion portet në Shqipëri, ekzakësish portin e peshkimit në Durrës.
Në fakt, është e zakonshme, doktori bën politikë, i hedh ca gënjeshtra dhe i quan vërtetë politikë akuzat që flet.
Po i foli nga foltorja nuk quhen se kështu e ka dhe ligji në fakt.
Ka bërë dhe një reagim të ashpër biznesmeni Gjergj Luca i cili shpesh ironzion, konfliktohet, përplaset jo vetëm me Berishën dhe opozitën por qejf ka dhe të godasë brirët dhe me më të fortët e Edi Ramës.
Në fakt të marrë koncesionin e portit të peshikimit Gjergj Luca nuk ka asgjë të keqe, do ishte gjëja më e mirë dhe e duhura sepse ai ka një flotë nga më të mëdhatë në Europë dhe flamurin shqiptar flota e Gjergj Lucës e ka nderuar përtej Shqipërisë, përtej Ballkanit.
Sot, Rozafa e Gjergj Lucës me flotën e saj dhe tregtimin e peshkut ton është sa në Japoni, në Izrael, në Finlandë, në Suedi, në Gjermani dhe SHBA apo Kanada.
Se merr Gjergj Luca ndonjë koncesion porti për flotën e tij dhe për zhvillimin e peshkimit në Shqipëri ku vetëm ai figuron me një kompani me gati 2 mijë të punësuar nuk ka asgjë të keqe, por doktori këtë herë ia ka futur kot.
Ia ka futur kot se Gjergj Lucën e ka demokrat të vjetër në shpirt që nga koha e të ndjerit Ndrek, babait të Gjergjit, të madhit artist Ndrek Luca.

Miqësia me doktorin është e herët, por këto “marritë” e Gjergj Lucës dhe vlerësimi që i bën Edi Ramës, kryeministrit, duke mos pasur asnjë farë kompleksi, e kanë kthyer në “armik” të Sali Berishës.
Por doktori sot ka gënjyer.
Me apo padashje kjo është për t’u parë, se shpesh i bën dhe me qëllim dhe pa qëllim.
Cila është e vërteta e porteve tona?
E vërteta është që portin e Durrësit e ka marrë Alabar, po e ndërton po bën pallate, dhe po ndërtohet një port i ri në Porto Romano do ndërtohet nga qeveria është bërë një tender, është anuluar ndërkohë menaxhohet nga kompania Kastrati Group, por në asnjë port të peshkimit, as në Durrës, as në Porto Romano, anijet e Gjergj Lucës nuk hyjnë dot.
Janë anije të mëdha që duan një lloj thellësie dhe nuk kanë në cilin port të hynë, as në Durrës dhe as në Porto Romano, është një gënjeshtër.

Anijet e Gjergj Lucës

Anijet e Gjergj Lucës
Në portin e Vlorës po ndërtohet një marinë nga Balfin dhe Brunes, në Orikum po ndërtohet një port nga kompanitë e biznesit të Artan Dulakut gjithashtu në Sarandë porti është dhënë me koncesion, aty ka patur një debat ka dhe një hetim nga SPAK-u, porti është marrë me koncesion nga Kastrati Group dhe komapanitë e biznesmenit Artan Dulaku.
Ku është porti i Lucës?!
Këto janë të gjitha kontratat koncesionare të qeverisë, Gjergj Luca anijet e tij pasi peshkojnë në det duhet ti shkarkojë dhe duhet të jetë në port me det të thellë, në parametrat e anijeve të cilat gjuajnë në Mesdhe, në det të hapur dhe dalin deri në oqean.
Diku duhet të ankorojë dhe këto anije shkojnë dhe kryejnë shërbimet kryesisht në Portin e Sarandës, i cili nuk është në koncesion as në pronësi të Gjergj Lucës, por Gjergj Luca si çdo kompani tjetër peshkimi shkon me anijet e tij merr shërbimet që ofron porti aq sa është, ai që është dhe i paguan paratë privatit që e ka në koncesion.
Në fakt, investimi në portin e Sarandës nuk ka filluar për shkak të hetimit që ka nisur SPAK në lidhje me pjesën e portit ushtarak.
Për shkak të atij hetimi është bllokuar dhe gjithë pjesa tjetër e investimit dhe nuk po ecën përpara, edhe kjo është diçka që kërkon një zgjidhje pasi SPAK nuk mund të vazhdojë të mbajë pafundsisht në hetim portin e Sarandës sepse pengon zhvillimin e turizmit në tëgjithë zonën dhe në gjithë rajonin dhe dëmi është shumë i madh, edhe për invetsimin që duhet bërë në portin e peshkimit, edhe për investimin që duhet bërë dhe në portin civil.
Gjergj Luca nuk ka asnjë port, në asnjë centimetër të Shqipërisë.
Ka anije që peshkojnë në dete dhe shkojnë dhe ankorohen në porte të cilat i mundësojnë me infrastrukturën e tyre thellësinë detare për tu ankoruar që ai ka për të bërë shkarkimet appo shërbimet, ka raste që ndoshta i nevojiten dy anije në det të hapur të ndalojë dikush dhe një anije tjetër ta marrë ta transportojë ta shkarkojë ngarkesën në tokë për shkak të pamundësisë që ka infrastruktura portuale shqiptare.

Anijet e Gjergj Lucës
Gjergj Luca nuk ka asnjë centimetër port. Kjo nuk është as për të akuzuar Sali Berishën, siç flet dhe shpërthen Gjergji, as për të akuzuar Edi Ramën, as biznesmenët e sipërpërmendur që në fakt duhet të kishin ecur me portet dhe investimet sepse janë pika strategjike kombëtare, për të cilat kanë nevojë qytetarët, ka nevojë biznesi dhe zhvillimi i vendit.
Por të gënjesh se Luca ka një port apo ka disa porte duket qesharake.
Luca ka marrë prona por ka investuar e rrënojat i ka kthyer në qytete. Ka marrë disa magazinë të rrënuara në Elbasan ku ishin rezervat e shtetit, të cilat ishin me çati të rëna dhe po binin dita ditës, mbi rrënoja që kishin mbetur ka ndërtuar një qytet.

Rozafa Fish City
Ka marrë një zonë të braktisur në kombinatin e Maliqit, një zonë të rrënuar, të shkatërruar e ka kthyer në aset turistik ku shkojnë me mijëra qytetarë çdo ditë në Korçë.

Rozafa në Maliq
Nuk ka turistë që kalon nga zona e Korçës dhe nuk ndalon te Fish City në Maliq, apo nuk ka tashmë qytetarë që udhëtojnë drejt jugut të mos shikojnë bukurinë që ka ndërtuar Gjergj Luca në Fier. Atje nuk ka pasur dhe nuk ka marrë magazinë me qira, për të cilat në fakt dhe e kanë akuzuar shpesh, të tilla ka Shqipëria plot dhe mund të shkojnë t’i marrin t’i bëjnë, por nuk munden.

Rozafa në Fier
Ndaj Gjergj Lucën e akuzojnë për gjërat që nuk duhet akuzuar.
Ka një gjë për të cilën duhet akuzuar Gjergj Luca; ka punësuar 2 mijë njerëz dhe duhet të punësonte 5 mijë, por këtë nuk e kanë lejuar pikërisht gojët e shthurura, gojët e liga, ata që janë kundër biznesit, kundër njerëzve që punojnë dhe kundër zhvillimit.
Ndoshta e kanë penguar procedurat burokratike të ministrive, ndoshta e ka penguar subvencionimi qesharak që jep shteti, ndoshta e kanë penguar zhvillimet e porteve, ndoshta e kanë penguar ata që pengojën gjithmonë zhvillimin e biznesit.
E pra, Luca ka një faj; ka ndërtuar disa qytete, ku punojnë me mijëra persona, në prona private , në prona të marra me qira nga shteti dhe kërkon të zhvillojë më tej biznesin e tij duke shkuar deri në SHBA, duke shkuar në çdo cep të Europës dhe botës.
Në Shqipëri ka një problem të madh.
Politika jonë i thotë ti ke marrë një port. Në fakt, Gjergj Luca nuk ka marrë asnjë port, por duhet t’a marrë një port, sepse nuk është as turp, as krim që Gjergj Luca të marrë një port dhe ta menaxhojë dhe administrojë për peshkimin, do ta zhvillonte dhe do ta bënte një qytet me qindra punëtorë dhe do i jepte forcë, jetë dhe zhvillim atij qyteti.
Ndaj dhe nuk është i nevojshëm diskutimi, sulmet dhe akuzat e ndërsjella, por zgjidhja.
Në rast se portet e tjera nuk kanë ecur për shumë arsye të cilave duhet t’u hyjë dikush me themel që t’i shtyjë të ecin përpara, Gjergj Luca sot duhet të marrë një port për peshkimin.
Në rast se një nga këta biznesmenët e nderuar është shumë pas dhe nuk po ecën me zhvillimet, ta dorëzojnë kontratën dhe t’ia japin Gjergj Lucës dhe ta shikojnë e ta kuptojnë si bëhet një port shembull, një port modern ku duhet të shkojë dhe vetë Sali Berisha qoftë dhe për të shëtitur dhe për ta parë.
Jo ky porti inekzistent me akuza dhe shpifje nga parlamenti por një port i vërtetë që t’i shërbejë peshkimit dhe zhvillimit të turizmit në vend.
Për ta kuptuar punën dhe për të kuptuar kush është Gjergj Luca mirë është që të shkojë në Fier, të shkojë në Maliq dhe në Elbasan se nga ai moment nga kryetari i PD-së, Berisha do të kërkojë të bëhet kryetari i organizatës së Gjergj Lucës që lidhet me peshkimin dhe me Rozafën./ CNA



