
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka publikuar një video të re në rrjetet sociale, e cila shoqërohet me një mesazh simbolik me nota të forta politike.
Përmes një fabule të shkurtër në përshkrimin e videos, Luca ironizon ambiciet e tepruara në politikë, duke paralajmëruar se lakmia për pushtet më të madh mund të çojë në humbjen e gjithçkaje.
“Macja hodhi peshkun e vogël për të kapur të madhin. Në fund, i madhi i hëngri të dy. Edhe në politikë ndodh kështu. Kur të merr tafmaja për karrigen e madhe, mbetesh edhe pa stolin ku ishe ulur”, shkruan Gjergj Luca krahas pamjeve.



