
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka ndarë lajmin për dy vendime të rëndësishme të FIFA-s lidhur me organizimin e Botërorëve të ardhshëm të futbollit të femrave.
Botërori i vitit 2031 do të organizohet nga SHBA, Meksika, Kosta Rika dhe Xhamajka, për herë të parë me 48 kombëtare pjesëmarrëse.
Ndërsa edicioni i vitit 2035 do të zhvillohet në Angli, Irlandën e Veriut, Skoci dhe Uells.
Duka i cilësoi këto vendime si hapa të rëndësishëm për zgjerimin global të futbollit të femrave dhe krijimin e më shumë mundësive për vajzat dhe gratë në këtë sport.




