
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë pamje nga shkolla e re në zonën e Astirit, në Tiranë, një projekt që sipas tij po bëhet më në fund realitet.
Në postimin e tij në “Facebook”, Rama ka prezantuar disa prej ambienteve të shkollës, e cila do të ketë 28 klasa, laboratorë, bibliotekë, palestër, si dhe hapësira moderne sportive dhe rekreative.
“Mirëmëngjes dhe me shkollën e re në Astir, një zotim që më në fund po realizohet, me 28 klasa, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira moderne sportive e rekreative për fëmijët dhe komunitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



