
Nga Ilir Demalia
“Anarkia është me e rrezikshme se monarkia absolute” – na ka mesuar Thomas Hobs i cili ishte kunder Monarkise. ne luften civile mes parlamenti dhe monarkisteve 1642 1651 ku vendi kaloj në gjendje natyrore dhe askush nuk dinte me kush është kush.
Liria politike dhe e drejta protestes nuk është e drejtë për të imponuar vullnetin e një pakice mbi shumicën e qytetarëve. Kur shteti nuk garanton rendin, sigurinë dhe funksionimin e institucioneve nuk mund të pretendojë se ushtron autoritetin e tij kushtetues.
Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 47, garanton të drejtën e tubimeve paqësore dhe pa armë. Kjo e drejtë është e patjetërsueshme dhe nuk mund të kufizohet për arsye politike. Por Kushtetuta nuk i jep askujt të drejtën të zëvendësojë ligjin me forcën e turmës, as të përdorë protestën si instrument për të marrë në rrugë atë që nuk e ka fituar përmes institucioneve dhe proceseve demokratike.
Protesta është një e drejtë e qytetarit, jo një pushtet alternativ mbi shtetin.
Në republikë parlamentare, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve dhe mekanizmave kushtetues, jo përmes sulmeve ndaj institucioneve, djegies së pronës publike apo përpjekjeve për të paralizuar jetën e qytetit. Opozita ka të drejtën dhe detyrimin të kundërshtoj qeverin të kërkojë largimin e saj dhe të organizojë protesta. Por nuk ka të drejtë të vendosë mbi ligjin, të marrë peng hapësirën publike apo të krijoj nje autoritet paralel në rrugë.
Shteti nuk mund të rri spektator përballë dhunës. Ai nuk mund të tërhiqet nga detyra e tij për të mbrojtur institucionet, qytetarët dhe pronën publike, vetëm sepse shkeljet kryhen nën flamurin flamurin kombëtar, apo Kosovës dhe UÇK që nuk di pse sillen keta të fundit sëbashku me qeleshet në protesten e flamingove qe shtegtuan dhe iken larg nga gurët e bulevardit, molotovet e shqupit dhe kapuçonet e provinciva duke djegur e thyer Tironën me urrejtje barbaresh kunder qytetarise
Gjuajtja me gurë ndaj policisë, sulmet ndaj institucioneve, zjarrvënia dhe shkatërrimi i pronës nuk janë akte politike. Janë veprime që duhet të hetohen dhe të marrin përgjigjen ligjore përkatëse.
Nuk mund të ketë tolerancë politike për shkeljen e ligjit dhe as selektivitet në zbatimin e tij. Ata që kryejnë akte dhune duhet të mbajnë përgjegjësi individuale, pavarësisht bindjeve politike apo pozicionit të tyre në një protestë.
Por edhe autoriteti i shtetit ka kufij: policia duhet të veprojë në bazë të ligjit, me proporcionalitet dhe pa cenuar protestuesit paqësorë. Forca e shtetit nuk matet me dhunën që ushtron, por me aftësinë për të garantuar ligjin dhe sigurinë e të gjithëve.
Një problem i madh i politikës shqiptare është prirja për ta trajtuar destabilizimin si instrument të konkurrencës politike. Kur humbja e besimit elektoral kërkon të kompensohet me presion në rrugë, kur gjuha politike ushqen përplasjen dhe kur dhuna justifikohet si revoltë qytetare, atëherë vihet në diskutim vetë kuptimi i institucioneve demokratike.
Media duhet të jetë pushtet i katert dhe jo pushte i pronarëve që rrine ne paradhomen e kryeministrave dhe gazetareve si gjobaxhi pronaresh, që here klithin ne poduimet e protestes, po aty bejne reporterin dhe ne darkë ne banaqet televizive bejne analisitin. Ku ndodh kjo ne boten demokratike me media të lire. Media jo që nuk ka qenë ne lartesine e saj, por ne te kundert ka manipuluar dhe disinformuar ne favor të katraures se rruges.
Ajo duhet të dallojë protestën nga vandalizmi, kritikën nga nxitja dhe informacionin nga propaganda. Normalizimi i dhunës si spektakël politik nuk i shërben demokracisë, por dobëson besimin te institucionet dhe te vetë shoqëria.
Shqipëria është një shoqëri që ka dalë nga diktatura dhe që ende nuk ka ndertuar kulturën e shtetit, përgjegjësinë qytetare dhe respektin për institucionet. Nuk mund të ndërtojmë demokraci duke e trajtuar shtetin si armik dhe çdo institucion si objekt për t’u sulmuar. Kritika ndaj qeverisë është legjitime; shkatërrimi i autoritetit kushtetues të shtetit nuk është alternativë politike.
Shteti nuk është pronë e qeverisë, por as rruga nuk është pronë e opozitës. Shteti është organizimi kushtetues i të gjithë qytetarëve dhe ligji duhet të jetë mbi të gjithë.
Demokracia ka nevojë për opozitë, për protesta, për debat dhe për ndryshim politik. Por ka nevojë edhe për një shtet që nuk intimidohet, nuk paralizohet dhe nuk negocion zbatimin e ligjit me askënd.
Sepse kur shteti tërhiqet përpara dhunës, nuk fiton demokracia. Fiton arbitrariteti i forcës. Dhe kur forca zë vendin e ligjit, humbasin të gjithë qytetarët.



