Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, Agron Duka ka ndarë një mesazh përkujtimor, duke kujtuar miqësinë dhe bashkëpunimin me të. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka shpreh mallin dhe respektin për Nanon, duke theksuar se përtej figurës politike, ai do të mbetet për të një mik me të cilin ndau momente dhe kujtime të paharrueshme.
Postimi i plotë:
Një vit pa Fatos Nanon!
Sot bëhet një vit që Fatos Nano nuk është më mes nesh. Përtej politikanit dhe Kryeministrit që la gjurmë në historinë e Shqipërisë, për mua mbetet miku me të cilin kam ndarë shumë momente dhe kujtime të paharrueshme. Koha kalon, por miqësia, respekti dhe kujtimet mbeten.
Të kujtoj me mall dhe respekt miku im !
U prehsh në paqe!



