
Franca po përgatitet për një valë të re trazirash, pas protestave të dhunshme që kanë lënë pas qindra efektivë policie të plagosur dhe mijëra biznese të dëmtuara apo të grabitura.
Sipas raportimeve të ynet Global, autoritetet franceze po planifikojnë një dislokim të gjerë të forcave të sigurisë për demonstratat e së shtunës, në një përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Presidenti Emmanuel Macron po përballet me sfidën e ruajtjes së rendit publik, ndërsa masat kufizuese ndaj protestave po nxisin shqetësime dhe përballje ligjore.
Në Paris, disa muze do të qëndrojnë të mbyllur, ndërsa shtetrrethimet do të vijojnë të jenë në fuqi në zonat ku janë vendosur. Ndërkohë, pronarët e dyqaneve po marrin masa për të mbrojtur bizneset e tyre nga dëmtimet dhe grabitjet e mundshme.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa autoritetet synojnë të shmangin përsëritjen e skenave të dhunës gjatë protestave të ardhshme.



