Gjergj Luca ka ndarë një video mesazh sensibilizues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duke vënë theksin te shpresa, guximi dhe mbështetja për çdo grua që përballet me këtë betejë.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Luca kujton rëndësinë e forcës për të përballuar vështirësitë dhe të besimit se edhe pas momenteve më të vështira mund të nisë një kapitull i ri.
“Tetori Rozë na kujton se shpresa është më e fortë se frika, guximi më i madh se dhimbja dhe se pas çdo beteje ekziston mundësia e një fillimi të ri”, shkruan Luca.
Linkun e videos e gjeni ne ketu; https://www.facebook.com/reel/1648808323454386



