Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka surprizuar rrjetin me reagimin e tij të fundit drejtuar klerikut Ahmed Kalaja. Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, Luca i ka dalë në mbështetje deklaratave të tij për ngjarjet e fundit në vend, ndërsa ka përcjellë një apel të fortë për harmoninë fetare dhe bashkimin e shqiptarëve. “Krishti dhe Muhamedi në Shqipëri kanë qenë vëllezër,” – shprehet ai ndër të tjera në videon që po bën xhiron e rrjetit.



