
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës, ku nga turma janë dëgjuar thirrje edhe kundër Partisë Demokratike.
Në një prej momenteve, një protestues ka lëshuar akuza ndaj PD-së, duke e lidhur atë me trashëgiminë komuniste.
“PD, PD, këlysha komunistësh”, dëgjohet të thotë protestuesi.
Situata ka krijuar një tjetër moment tensioni brenda protestës, ndërsa manifestimi vijon para Ministrisë së Arsimit.



