
Nga Fatjona Mejdini
Arrestimi në Dubai dhe konfirmimi i ekstradimit të Eldi Dizdarit drejt Belgjikës mund të konsiderohen përfundimisht edhe si fundi i Emirateve si një strehë e sigurt për krimin shqiptar. Vetëm në dy vitet e fundit, nga Dubai drejt Tiranës dhe vendeve të tjera të Europës janë ekstraduar më shumë se 20 të kërkuar shqiptarë për vepra të ndryshme, mes tyre edhe figura kyçe në trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Në një situatë të dëshpëruar, disa prej tyre janë arratisur nga Emiratet drejt Rusisë, nën garancinë e krimit vendas se nuk do të preken nga ekstradimi. Por rasti i Salvator Aliut, i cili u arrestua në Moskë pak ditë më parë, tregon se terreni rus për krimin shqiptar mbart sfida dhe është i vështirë për t’u naviguar. Gjithsesi, vetëm koha do ta tregojë nëse Rusia do të bëhet apo jo një vend i sigurt për ta. Dhe në këtë ekuacion ka shumë variabla që shkojnë përtej tyre.



