
Ish-prokurori Eugen Beci dhe analisti Ilir Demaliaj diskutuan në “Top Story” për masën e sigurisë ndaj ish-kreres së SHISH, Vlora Hyseni dhe përgjimet e SPAK.
Gjatë diskutimit, Beci dhe Demaliaj u ndalën te fenomeni i “gjyqeve publike” dhe raporti mes opinionit të shoqërisë, medias dhe vendimmarrjes së gjykatave.
Ata diskutuan gjithashtu për rastet kur opinioni publik krijon një bindje për një çështje përpara se ajo të përfundojë në gjykatë, si dhe për rolin e opozitës dhe shoqërisë civile në raste të tilla.
Pjesë nga diskutimi:
Kur bëhet gjyqi publik ndokujt në këtë nivel, sa, në dijeninë tënde, kanë qenë rastet që, kur publiku e ka dënuar, gjykata e ka shfajësuar?
Beci: Teorikisht, gjykimi nuk duhet të ndikohet fare se çfarë themi ne. Praktikisht, duhet të kujdeseshim për çfarë flasim.
A të vjen ty ndërmend ndonjë çështje që është bërë gjyqi publik, por nuk është gjykuar sipas gjykosisë popullore në fund?
Beci: Nuk më vjen asnjë ndërmend.
Demalia: Kjo lidhet pak me mentalitetin komunist. A jemi gabim ne si shoqëri që bëjmë gjyqe publike pa folur drejtësia?
Beci: Nga dita në ditë, populli shqiptar ka pasur gjithmonë të drejtë dhe sukses në përzgjedhjen e tij.
Demalia: Kjo është shumë e rëndë. Sot ke një opozitë inekzistente, një shoqëri civile inekzistente. Pse e lejoi opozita? Çfarë ka bërë kjo opozitë kur ishte në mazhorancë?



