
Pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, është përcaktuar edhe zyrtari që do të marrë përkohësisht drejtimin e institucionit. Kompetencat e kreut të SHISH-it i janë deleguar Elvis Lilës.
Vendimi vjen pas zhvillimeve të një dite më parë, kur Hyseni iu vetëdorëzua autoriteteve, disa orë pasi SPAK njoftoi caktimin ndaj saj të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës.
Hyseni mbërriti fillimisht në aeroportin e Prishtinës, ku u paraqit pranë autoriteteve të Kosovës. Më pas, në pikën kufitare të Vërmicës, në kufi me Kukësin, ajo iu dorëzua autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.
Një automjet civil i autoriteteve shqiptare e shoqëroi Hysenin drejt Tiranës, ku u ekzekutua masa e arrestit në shtëpi.



