
Analisti dhe aktivisti Ilir Demalia ka reaguar ashpër ndaj ndotjes së mjedisit në një nga akset rrugore pas daljes nga tuneli i Sarandës. Përmes një videoje të publikuar prej tij, Demalia tregon grumbujt e mbeturinave dhe shishet e birrës të hedhura buzë rrugës, duke vënë në dukje kontrastin midis patriotizmit me fjalë dhe veprimeve të përditshme. Sipas tij, nuk mund të pretendohet dashuri për atdheun apo mbrojtje e natyrës kur nga njëra anë bëhet simboli i shqiponjës me duar e mbahen qeleshe, dhe nga ana tjetër natyra ndotet pa përgjegjësi. Demalia i ka bërë thirrje qytetarëve të reflektojnë dhe të vendosin gishtin te vetja përpara se t’u kërkojnë llogari të tjerëve, pasi zgjidhja e këtij problemi nis nga ndërgjegjësimi individual.



