
Apolloni, Fier.
Portat u hapën.
Pas tetë muajsh pune cfilitëse, në vapën e verës, në një kohë rekord, Rozafa Fish City Apolloni priti të ftuarit e parë.
Nuk është thjesht një restorant.
Është resort. Është një tjetër hallkë në zinxhirin Rozafa Fish City, tashmë një brand shqiptar Made in Albania, që me Tuna Fin ka dalë nga Shqipëria dhe ka shkuar në Japoni, Amerikë, Spanjë, Kanada dhe vendet Skandinave.
Pas këtij rrugëtimi është Gjergj Luca.
Një histori që ka nisur 35 vjet më parë me një varkë pesë metra.
Varka u bë flotë.
Flota hapi restorantet.
Restorantet krijuan Fish City.
Dhe sot, në Apolloni, Luca hap një tjetër portë.
Jo me fjalë.
Me punë.
Luca është nga ata njerëz që vështirësinë nuk e shohin për t’u ankuar, por për ta zgjidhur. Ta thotë atë që mendon, pa filtra, dhe nuk e ha meraku se çfarë thonë për të.
Ata që e shajnë, madje, i do më fort. Sepse e nxisin të punojë më shumë.
NJË GRAND OPENING QË NUK ISHTE VETËM CEREMONI

Dritat u ndezën.
Muzika nisi.
Pianoja e bardhë mori jetë.
Kuzhina e hapur tregonte gjithçka që ndodhte pas saj.
Në sallën me 600 vende brenda dhe 300 jashtë, pesë shandanë kristali vareshin nga lartësia.
Bari.
Sushi Bar.
Podiumi.
Tavolinat.
Dhe mbi të gjitha, një hapësirë që nuk të linte indiferent.
Në balloren jugore, një oxhak gjigand.
Mbi të, një mozaik dy metra i lartë me Ndrek Lucën, me kostum kombëtar dhe Lahutën.
Anash, telajo të mëdha me personazhet e kinemasë dhe teatrit shqiptar.
Mimika tek Nora.
Ndreka tek Jago.
Ndreka me Mimikën tek Detyrë e Posaçme.
Pjetër Mustakuqi tek Operacioni Zjarri.
Prifti tek Cuca e Maleve.
Rikard Ljarja dhe Ndrek Luca tek Duel i Heshtur.
Një restorant që ka zgjedhur të mos e harrojë kulturën e vet.
Pas restorantit vjen pjesa tjetër.
Hoteli me 40 dhoma, të gjitha me vetrata xhami të hapura drejt perëndimit mbi Darëzezë.
Vetratat e mëdha e sjellin detin dhe perëndimin brenda dhomave.
Së shpejti vilat.
Pastaj pishina me përmasa olimpike. Sauna.Steam Room.
Massage. Fusha tenisi. Terrene lojërash. Pishinë për fëmijë.
Një kompleks që është menduar për të qëndruar, jo vetëm për të kaluar.
Ëmbëltorja e Katundit sjell ëmbëlsirat e bëra aty, nën kujdesin e shefit nga Turqia.
Markata e Katundit ka Port-Halet, sektorin që Luca e ka aq shumë për qejf, sandwichët, verërat shqiptare dhe produktet e markatës. Dhe, sigurisht, peshkun e freskët. Gjithçka në një vend.
POR KULMI ËSHTË TEMPULLI
Dhe pastaj vjen Tempulli i Shpirtit.
Sinagoga.
Kisha.
Xhamia.
Nën një çati.
Brenda, dy duar të mëdha që luten.
Dhe poshtë tyre:
ONE GOOD. ONE NATION. ONE HUMAN.
Në mure historia jonë klerike dhe kombëtare. Rilindja Kombëtare në qendër.
Në hyrje biblioteka.
Në krah, të derdhur në dyll, Vigani Veriut At Gjergj Fishta dhe Faik Konica.
Konica, “enciklopedia shëtitëse”, siç e quajti Apollineri.
Në ballore, tre klerikë: musliman, ortodoks dhe katolik.
Mesazhi: Para se të jem fetar, jem rob i Zotit dhe shqiptar.
Tempulli nuk është bërë për zhurmë.
Është bërë për reflektim.
Për kujtesë.
Për paqe.
Arkitektura është realizuar nga Blerti Kroi, i cili ka firmosur edhe projekte si Labinoti dhe Maliqi.
Blerti thotë se:
Fish City Apollonia karakterizohet nga një stil mesdhetar shqiptar bashkëkohor, i frymëzuar nga arkitektura tradicionale e zonës dhe peizazhi i Myzeqesë. Guri natyral, terrakota, çatitë, harqet dhe gjelbërimi mesdhetar janë interpretuar në një gjuhë më të pastër dhe bashkëkohore.
Koncepti synon të krijojë jo thjesht një kompleks gastronomik, por një destinacion mikpritjeje dhe rekreacioni me identitet shqiptar, ku tradita, natyra dhe arkitektura bashkëkohore ndërthuren në një eksperiencë të vetme.
Por ajo që të bie në sy është ideja.
Luca ka futur në të njëjtin kompleks gjëra që zakonisht i gjen të ndara: gastronominë, turizmin, artin, historinë dhe kulturën.
Dhe kjo është ajo që e bën Fish City Apolloni ndryshe.
Sepse këtu nuk ke ardhur vetëm për të ngrënë.
Ke ardhur për të parë një histori.
Një histori që nisi me një varkë pesë metra.
Dhe sot ka arritur deri këtu.
PORTAT U HAPËN
Të ftuarit ikën.
Dritat mbetën.
Kuzhina vazhdoi.
Pianoja pushoi për atë natë.
Por puna jo.
Sepse për Gjergj Lucën, një projekt i përfunduar nuk është fundi.
Është fillimi i tjetrit.
35 vjet më parë ishte një varkë pesë metra.
Sot është flotë nga më kryesoret në Mesdhe. Restorante, Tuna Fin, Fish City dhe një resort në Apolloni.
Kjo nuk është histori që tregohet me shumë fjalë.
Tregohet me atë që ke ndërtuar.
Dhe Luca ka ndërtuar.
Zoti të bekoftë.
Të shkofshin punët mbarë.
Dhe më mbarë.
N’xhiro me Syçi.
Linkun e videos e gjeni ketu;https://www.facebook.com/share/r/17ujVyx4mh/?mibextid=wwXIfr



