
Pas Fish City në Labinot-Fushë, Gjergj Luca sjell në Pojan-Dërmenas një tjetër projekt që ndërthur sipërmarrjen, turizmin, gastronominë dhe argëtimin. Pranë Apolonisë së lashtë, aty ku dikur kishte vetëm hapësirë dhe tokë, sot është krijuar Fish City Apollonia, një kompleks që synon të kthejë zonën në një destinacion më vete.
Ky projekt është dëshmi e mënyrës së veçantë me të cilën Luca e koncepton biznesin: jo thjesht si investim, por si një ide që duhet të krijojë lëvizje, punësim, përvojë dhe vlerë për territorin.
Fish City Apollonia vjen si një tjetër sfidë ndaj së zakonshmes. Një hapësirë e ndërtuar nga një vizion i guximshëm, ku historia e zonës takohet me një koncept modern dhe ku vizitorët mund të gjejnë më shumë se një ndalesë për të ngrënë.
Nëse ka një filozofi që e përshkruan këtë projekt, ajo është besimi se edhe aty ku të tjerët shohin boshllëk, mund të shohësh mundësi. Dhe pikërisht kjo duket se ka shtyrë Gjergj Lucën të investojë në një tjetër cep të Shqipërisë.
Ndoshta duhet pak “çmenduri” për të parë një ide përpara se ajo të bëhet realitet. Por është pikërisht ky guxim për të menduar ndryshe dhe për ta kthyer një vizion në vepër që i jep Fish City Apollonisë identitetin e saj.
Linkun e videos e gjeni ketu: https://www.facebook.com/share/v/1J2iyKJSVF/?mibextid=wwXIfr



