
Nga Bledi Mane:
Nëpër sokakët e qytetit kësaj here pacientet e zakonshme të dala pa leje nga spitali i tyre social, gufonin e shanin e mallkonin një doktoreshë grua e cila deri dje i kishte mbrojtur e i kishte përkrahur. E ndiqnin nga mbrapa dhe e linçonin publikisht sikur shkaktarja e degradimit të tyre mendor të ishte kjo doktoreshë bjonde. Përballja dhe qetësia e kësaj të fundit i tërboi më keq ndaj të sfiduara, pacientet e çmendinës pa dyer e pa dritare, ia lëshuan edhe sharjen e fundit: Hajdute!
Në fakt pacientet e çmendinës gabohen se Iris Luarasi kurrë nuk ka punuar as drejtoreshë tatimesh, as ministre bujqësie, as doganiere. Madje edhe kur i ofruan postin e drejtoreshës së përgjithshme të Radiotelevizionit Publik e refuzoi. Pacientet e çmendinës pavarësisht tonalitetit të zërit dhe ndotjes akustike duhet të informohen më mirë para se të sulmojnë prenë e tyre. Jo çdo budalla çmendet nga zgjuarsia e tepërt, këto të djeshmet janë çmendur nga dëshpërimi dhe nga mungesa e puthjeve. Fajin nuk e kanë ato që bërtisnin dje, fajin e kanë ata që kurrë nuk i dashuruan!



