
Ilir Demalia ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ambient i ri pranë Rozafa Apolloni, që mban emrin “Syçi – Mensa e Kooperativës”.
Në njërën prej fotove shihet godina me arkitekturë karakteristike, ndërsa në pjesën e sipërme të saj është vendosur emri “Syçi” dhe mbi hyrje shkruhet “Mensa e Kooperativës”.
Ndërkohë, Demalia shfaqet përpara ambienteve të “Rozafa Apolloni Restaurant”, duke paralajmëruar: “Së shpejti Grand Opening”.




