
Kriza në Ngushticën e Hormuzit duket se ka prekur më pak Kinën, e cila ka arritur të përballojë situatën falë rezervave të saj të naftës dhe bashkëpunimit energjetik me Rusinë.
Kështu deklaroi Igor Seçin, drejtuesi i kompanisë më të madhe ruse të naftës, Rosneft.
Deklarata e tij vjen pasi zëvendëskryeministri rus Aleksandër Novak tha se Kina pritet të përbëjë më shumë se 60% të eksporteve ruse të gazit deri në fund të kësaj dekade.
Kina është bërë blerësi më i madh i energjisë ruse që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.



