
Gjergj Luca ka ndarë një tjetër pamje nga projekti i ri i Rozafa Fish City, duke dhënë një tjetër sinjal për atë që pritet të jetë një prej surprizave të radhës.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Luca shfaqet në orët e mbrëmjes përpara një objekti të ndriçuar, ndërsa shkruan: “Mirëmbrëma nga kryevepra e re e Rozafës!”
Postimi vjen pak ditë para datës 10 shtator, të cilën biznesmeni e ka paralajmëruar si ditën kur do të çelet qyteti i ri i Rozafës. Luca ende nuk ka zbuluar të gjitha detajet e projektit, duke zbuluar vetëm vendodhjen që është në Fier.
Videon e gjeni ne kete link: https://www.facebook.com/share/r/17my4ftXGY/?mibextid=wwXIfr



