
Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shprehet kundër konflikteve fetare në Kosovë.
Duke iu drejtuar Albin Kurtit, Luca thotë se Kosovës nuk i duhen përplasjet fetare mes shqiptarëve, pasi, sipas tij, shqiptarët, pavarësisht besimit, kanë një Zot.
“Albin, Kosovës nuk i duhen konflikte fetare mes vetë shqiptarët kudo ku janë. Një Zot kanë dhe një Zot besojnë”, shprehet Luca.
Në mesazhin e tij, ai thekson gjithashtu se Kosova duhet të fokusohet te zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve.
“Kosovës i mjaftojnë konfliktet rajonale të cilat i zgjidh me ndihmën e miqve të mëdhenj. Kosovës i nevojitet ekonomi e fortë dhe prosperitet!”, përfundon ai.
Linkun e videos e gjeni ketu; https://www.facebook.com/share/v/1LvbVJpP8c/?mibextid=wwXIfr



