
Rodri ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas një fotografie ku shfaqet duke udhëtuar me një fluturim të Ryanair.
Ylli spanjoll, kampion bote dhe një prej futbollistëve më të paguar në botë, është parë në një fluturim të zakonshëm, duke zgjedhur një mënyrë udhëtimi larg luksit që karakterizon shpesh jetën e futbollistëve të famshëm.
Pamjet janë publikuar nga JOQ Sport dhe kanë marrë reagime të shumta në rrjet. Fakti që një futbollist me të ardhura miliona euro në vit udhëton me një kompani low-cost është komentuar si një tjetër shembull i thjeshtësisë së Rodrit jashtë fushës.
Në një kohë kur shumë yje të futbollit shfaqin avionë privatë, makina luksoze dhe një stil jetese ekstravagant, zgjedhja e Rodrit ka bërë që fotografia të bëhet virale.
“Me miliona euro në llogari dhe një status që do t’i lejonte të udhëtonte në çdo mënyrë luksoze, Rodri ka zgjedhur diçka krejt tjetër”, shkruhet në postimin që shoqëron pamjet.
Fotografia ka rikthyer në vëmendje edhe profilin e veçantë të mesfushorit spanjoll, i cili shpesh është vlerësuar për mënyrën e thjeshtë të jetesës pavarësisht suksesit dhe famës së tij.
Videon e gjeni ne kete link:https://www.facebook.com/share/r/1CiYzV2kqg/?mibextid=wwXIfr



